Trajneri i Liverpulit Jurgen Klop kërkon nga skuadra e tij që të reagojë pas humbjes kundër Napolit në Ligën e Kampioneve.

Gjermani tha në konferencën për shtyp përpara përballjes me Ajaksin se dështimi 4-1 kundër “të kaltërve” ka shërbyer për të parë pikat e dobëta të ekipit, ndërsa këtë sfidë e quajti më të keqen, që kur ai u ul në stol në vitin 2015.

 “Ne duhet që të tregojmë një reagim, e dimë shumë mirë këtë gjë. Kjo nuk garanton një rezultat kundër Ajaksit. Do të thoja që Ajaksi është në situatën e kundërt krahasuar me ne. I ka fituar të gjitha takimet deri më tani. Ata sërish janë rindërtuar e po bëjnë një punë mjaft të mirë”, është shprehur trajneri i Liverpool Jurgen Klopp.

Problemi për të kuqtë janë dëmtimet, ndërsa i fundit në listë që nuk do të jetë i gatshëm kundër holandezëve është Endi Robertson.

Për takimin ndaj Napolit, Klop nuk kishte të gatshëm nëntë futbollistë, ndërsa në përballjen me Ajaksin ritkhehet Fabio Karvalho.

Por të padisponueshëm në total për teknikun gjerman janë nëntë futbollistë, e kjo do të kushtëzojë zgjedhjet në formacion.

Klan News