Lajme Arkiva 2004

Dollari amerikan shënoi nivelet më të larta të tre javëve të fundit ndaj monedhës së përbashkët Euro pa rritjes së konsiderueshme që shënoi të Mërkurën pasdite.

Lajmet e publikuara në mediat Evropiane se Banka Qendore Evropiane dhe banka e Japonisë janë gati për të ndërhyrë në tregjet valutore për të frenuar rritjen e Euros vunë në presion të madh monedhën evropiane. Ndërhyrja e bankave qendrore do të kryhet nëse monedha e përbashkët arrin në nivelin kritik 1 euro baras me 1.35 Dollarë.

Shumica e investitorëve në tregjet financiare janë skeptik për një lëvizje të tillë përderisa shqetësimet e deri tanishme të zyrtarëve evropian kanë qenë më tepër rreth lëvizjeve të shpejta në tregjet valutore sesa niveli i këmbimit Euro-Dollarë.

Nga ana tjetër shtetet e bashkuara nuk do të jenë të kënaqura me një lëvizje të tillë. Sipas informacioneve të Bankës Italo-Shqiptare  në tregun tonë të brendshëm valutor monedha jonë kombëtare është zhvlerësuar ndjeshëm ndaj monedhës së përbashkët Euro, ndërkohë që Leku ka humbur terren ndaj monedhës amerikane./tvklan.al