Lajme Arkiva 2003

Në tregun e lirë valutor vendas dhe atë ndërkombëtar, Dollari amerikan vazhdon të humbë pikë përsëri kundrejt të gjitha monedhave të huaja. 

Në agjencitë e këmbimit valutor 1 Dollar amerikan është blerë me 119.2 Lekë dhe është shitur me 119.5 Lekë. 1 Euro është blerë me 140.6 Lekë dhe është shitur me 140.8 Lekë. Paundi britanik është blerë me 194.0 Lekë dhe është shitur me 194.5 Lekë.

Franga zvicerane është blerë me 92.0 Lekë dhe është shitur me 92.5 Lekë. Leku shqiptar ka fituar 1 pikë kundrejt monedhës së gjelbër amerikane dhe është zhvlerësuar me 0.4 Lekë kundrejt monedhës së përbashkët evropiane Euro.

Ndërkohë ndaj lekut është zhvlerësuar edhe Paundi britanik me 2 Lekë dhe Franga zvicerane me 0.3 Lekë. në bursën ndërkombëtare Paundi britanik është zhvlerësuar ndaj dollarit ndërsa Franga zvicerane ndaj Euros./tvklan.al