Sot në tregjet ndërkombëtare valutore monedha ndërkombëtare euro mori goditje nga të gjitha anët nga shqetësimet për dificitin buxhetor në Gjermani dhe nga rënia e qeverisë Hollandeze. Ndërkohë që dollari amerikan pësojë rritje mbështetur nga besimi i investitorëve për një ditë mjaftë pozitive në bursat aksionere. Ecuria e bursave aksionere është faktori kyc për momentin për monedhën ameriaken pasi Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për flukset e mëdha kapitale nga jashtë për të mbuluar deficitin e madh tregëtarë.

Sipas bankës Italo-Shqiptare deklaratat e sotëshme të ministrit të financave Gjermane, se vendi i tijë nuk do të ishte në gjendje të mbante dificitin buxhetor poshtë nivelit prej 3% të prodhimit të brëndshëm bruto të vendosur nga BE, duket se ju dha një arsye më shumë investitorëve për të shitur monedhën e përbashkët.

Euro sot në orët Europiane ra në nivelet 1 euro e barabartë me 0.976 dollarë. Sipas të dhënave të zyrës së administrimit të rezervës pranë bankës Italo-Shqiptare, në tregun tonë valutor sot leku ka fituar përsëri pikë nga euro, ndërësa qëndron ende i fortë edhe ndajë monedhës amerikane. Kështu 1 dollar u ble me 136.7 lekë dhe u shit me 139.7 lekë, ndërësa 1 euro u ble me 133.7 lekë dhe u shit me 136.7 lekë./tvklan.al