Dy persona kanë humbur jetën pasi një tren doli nga shinat e hekurudhës në Australi.

Tragjedia ndodhi në Wallan të Victorias. Mësohet se treni ishte nisur nga Sydney për në Melbourne.

Në fotot e publikuara në rrjetet sociale duken pasagjerët të cilët qëndrojnë jashtë të shokuar. Ata kanë treguar se kanë dëgjuar të bërtitura të tmerrshme.

Mendohet se një prej viktimave është makinisti, megjithatë identiteti i tij dhe viktimës tjetër nuk bëhet i ditur. Në tren ndodheshin në momentin e ngjarjes 200 pasagjerë./tvklan.al