Një trojë e Bashkimit Europian ka shkuar në qytetin maqedonas, Shkup. Delegacioni Europian përbëhet nga komisioneri për çeshtjet e jashtme, Chris Paten, minsitrja e Jashme suedeze dhe i ngarkuari belg për çeshtjet e politikës së jashtme. Situata e brishtë në Maqedoni ishte tema e diskutuar në takimin me presidentin maqedonas dhe Kryeministrin Gjerogjevski.

Qeveria maqedonase ka këmbëngulur që do t’i diskutojë problemet e shqiptarëve vetëm nëpërmjet dialogut me partnerë të cilët i bindet ligjit. Luftimet e reja mund të shkaktojnë valë të reja refugjatësh. Gjatë dy javëve të fundit, 9 mijë vetë kanë hyrë në Kosovë nga Maqedonia duke e ngritur numrin e përgjithshëm të refugjatëve nga marsi në 20mijë vetë./tvklan.al