Donald Trump po planifikon të rifillojë tubimet në stilin e fushatës parazgjedhore, për të rritur mbështetjen në pretendimet e tij të pabazuara se zgjedhjet në SHBA u vodhën prej tij. Edhe pse është bërë e ditur se në prapaskena janë vet këshilltarët e tij dhe avokati personal, që nuk e mbështesin plotësisht. Stafi i Trump ka dyshime rreth asaj se çfarë duhet bërë dhe ka mendimin se ndoshta ai thjesht duhet të pranojë humbjen.

Gjatë natës së kaluar Presidenti në ikje Donald Trump, ka publikur në Twitter një varg klipesh të Fox News në të cilat ishte diskutuar një nga pikat që Trump e cilëson si kryesore, atë që mediat e lajmeve nuk duhet të deklarojnë për një fitues. Mediat historikisht, kanë ndjekur procesin e votimit në zgjedhje, kanë bërë parashikimet dhe kanë shpallur fituesin. E njejta kishte ndodhur edhe në vitin 2016, kur agjencia Associated Press ka shpallur Trump si President ne orët e para të mëngjesit, menjëherë pas mbylljes së votimit.  

Nderkohë që, Trump po vazhdon më përpjekjet e tij për mospranimin e rezulatateve, Joe Biden, do të mbajë sot një takim më ish-zyrtarë të lartë për të diskutuar rreth Covid-19. Ai dhe Kamala Harris e kanë vlerësuar koronavirusin si një nga katër çështjet kryesore që do t’iu adresohen gjatë kalimit të tyre në pushtet./tvklan.al