Trajneri i Bayern Munchen e pranon se gara për titull ka përfunduar pas humbjes me Dortmund

Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel, tha se gara për titull në Bundesligë ka përfunduar ndërsa kanë ngelur edhe shtatë ndeshje, pasi skuadra e tij humbi 2-0 në “Allianz Arena” ndaj Borussia Dortmund.

Verdhezinjtë triumfuan falë golave të Karim Adeyemi dhe Julian Ryerson dhe morën triumfin e tyre të parë në Der Klassiker që nga viti 2019.

Humbja e lë Bayernin 13 pikë prapa kryesuesve të Bayer Leverkusen, që mposhti Hoffenheim.

I pyetur nëse bavarezët ishin jashtë betejës për titull, tekniku gjerman u përgjigj sigurisht që po.

“Në përgjithësi, nuk bëmë një lojë të nivelit të lartë. Ishte një ndeshje mesatare. Fatkeqësisht, na mungoi shpejtësia dhe pasion. Në javët e fundit menduam se nuk do të arrinim më në këtë pikë, se do të bënim një lojë të tillë. Kishim diçka krejtësisht të ndryshme në mendje, por thjesht nuk mundëm ta bënim atë. Pas kësaj ndeshjeje, nuk ka më nevojë për të numëruar pikët. Urime për Leverkusen”.

Kjo ishte fitorja e parë e Dortmundit në fushën e Bajern Mynihut.

Në sfidat e tjera të javës së 27, Freiburgu mundi M’Gladbah 3-0, ndërsa sfidat Eitraht-Union Berlin dhe Leipzig-Mainz përfunduan pa gola.

Volsburgu fitoi në transfertë kundër Verder 2-0.

Klan News