1.5 milionë turistë pritet të presë këtë vit Durrësi, destinacioni më i madh turistik në Shqipëri.

Me një vijë bregdetare të larmishme, që përfshin plazhe ranore dhe shkëmbore dhe me struktura hoteliere cilësore, ky qytet po tërheq një numër të madh vizitorësh vendas dhe të huaj.

Për këtë arsye, institucionet vendore janë angazhuar për të rritur standardet në fushën e turizmit.

Përveç detit, qyteti 3000-vjeçar është gjithashtu një destinacion i rëndësishëm për turizmin kulturor dhe arkeologjik.

Për shkak të fluksit të turistëve që vizitojnë qytetin bregdetar, bashkia ka planifikuar një sezon të pasur me aktivitete artistike.

Jo vetëm gjatë sezonit veror, por tashmë Durrësi është kthyer në një destinacion turistik gjithëvjetor, duke ofruar një gamë të gjerë atraksionesh për turistët e huaj dhe vendas.

Tv Klan