“Tifozja më seksi” e futbollit që mahniti miliona njerëz gjatë Kupës së Botës në Katar do të rikthehet në tribunë për kampionatin Euro 2024.

Ish-Miss Kroacia, Ivana Knoll u kthye në një fenomen gjatë kampionatit botëror të vitit 2022 me fotografitë joshëse dhe veshjet provokuese me ngjyrat e flamurit kombëtar.

31-vjeçarja mori vëmendjen e mediave dhe u quajt “tifozja më seksi”. Pas fitores së Kroacisë ndaj Egjiptit muajin e shkuar (4-2), Knoll do të ndjekë këtë verë kampionatin europian.

Bukuroshja brune shpërndau një foto të shkëputur nga Botëori ku sigurisht, ka qenë e veshur me të bardhë e të kuqe dhe shkruan: “Le të shkojmë në Euro 2024”. Një postim tjetër me bikini të zeza, shoqëruar me diçiturën “Në Europë për 2 muaj” vetëm i hodhi benzinë zjarrit.

Konfirmimin për 3 milionë ndjekësit Ivana e dha përmes një InstaStory: “Do të shkoj në Europian. Shihemi në ndeshje”. Ajo tha se i ka blerë të gjitha biletat dhe po “kryqëzon gishtat”.

Botërori 2022 nuk ishte hera e parë që Ivana ka ndjekur kampionate ndërkombëtare. Në vitin 2014, ajo ra në sy gjatë Kupës së Botës në Brazil e madje u shfaq edhe vitin e shkuar në Formula One Grand Prix në Las Vegas.