Manchester United po mendon seriozisht largimin nga “Old Trafford”. ‘Pallati i ëndrrave” nuk shihet si opsion fitimprurës për pronarët e “djajve të kuq”, të cilët janë gati për të investuar në një stadium të ri.

Të frymëzuar nga impiantet e futbollit amerikan, United është gati për të shtuar kapacitetin e tifozëve në stadiumin që pritet të nise që nga themelet.

Të paktën 2.5 miliardë dollarë parashikohet të shpenzohen për të ngritur stadiumin e ri prej 100 mijë vendesh. Projekti i propozuar do të marrë rreth gjashtë vite për të përfunduar, gjithsesi shihet si opsion i mirë për të shmangur rikonstruksionin në “Old Trafford”.

Vjetërsia e tij, ndërtuar në vitin 1910 jo vetëm që e bën më të vështirë riparimin, por ul edhe numrin e ulëseve në rreth 40 mijë tifozë. Aktualisht stadiumi “Old Trafford” ka një kapacitet prej më shumë se 75 mijë vendesh. Plani i United përfshin ndërtimin e një distrikti të stadiumit, ku përfshihet hoteli dhe qëndra argëtuese.

Klan News