Mungesa e rezultateve pozitive po shtyn Manchester United gjithnjë e më shumë drejt shpërbërjes. “Djajtë e kuq” pritet të përballen me largime të shumta futbollistësh dhe një prej tyre wshtw edhe mbrojtësi Rafael Varane.

Francezi ka njoftuar divorcin me gjigantin e Premier League në fund të këtij sezoni. Pas tre vitesh në “Old Trafford”, 31-vjeçari paralajmëron largimin nga klubi.

“Kanë qenë vite të mahnitshme duke luajtur për këtë klub të veçantë dhe duke veshur atë fanellë. Do të shihemi në Old Trafford për të thënë lamtumirën në ndeshjen e fundit në shtëpi këtë sezon dhe do të jetë një ditë emocionuese për mua me siguri”, tha Varane në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Kampioni i Botës me kombëtaren franceze iu bashkua United në vitin 2021 pas 10 vitesh te Real Madrid. Ai ka bërë 67 paraqitje në kampionat për skuadrën angleze dhe e ka ndihmuar të fitojnë Kupën e Ligës një vit më parë 2023.

Dëmtimi i muskujve e lë jashtë fushës 31-vjeçarin që prej muajit prill, teksa shpreson të jetë i gatshëm për finalen e FA Cup kundër Cityt më 25 maj. Për momentin, Junajtid është në vendin e tetë dhe luan ndaj Njukasëll sfidën e radhës.

Klan News