Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Presidenti Mejdani i ka uruar sot fat e mbarësi të gjithë besimtarëve katolikë në festën e Pashkëve. Arqipeshkvi i Durrësit dhe Tiranës Dom Rrok Mirdita i tha Presidentit Mejdani se vitin e ardhshëm në ditët e Pashkëve do të përurohet Katedralja e re e ngritur pranë Arqipeshkvisë.

Shumica e pikturave kishtare do të sillen nga Vatikani u shpreh Dom Rrok Mirdita. Sipas tij kanë nisur punimet për ndërtimin e shkollave profesionale me karakter publik në Rrëshen dhe Kallmet të Lezhës. Presidenti Mejdani vleresoi rolin e Kishës Katolike në paqen dhe solidaritetin mes popujve./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame