250 ushtarët e fundit francezë, pjesëmarrës në trupat e NATO-s në misionin AFOR do të largohen të dielën në drejtim të Francës nëpërmjet Portit të Durrësit. Nën drejtimin e kolonelit Gros kanë ndihmuar refugjatët kosovarë dhe janë përfshirë në punimet e infrastrukturës rreth këto tre muaj rreth 1939 ushtarë francezë.

Forcat ushtarake franceze të vendosura në Shqipëri të përbëra nga repartet e këmbësorisë dhe forcave ajtore kanë ndihmuar në rikthimin e refugjatëve kosovarë në shtëpitë e tyre. Në këto tre muaj ato kanë ristrukturuar dhe tre shkolla në Korçë dhe Elbasan dhe kanë rehabilituar akset rrugore Gramsh-Kokle dhe Rrogozhinë-Fier.

Trupat e mbetura të AFOR janë përqëndruar në Durrës, ndërkohë që NATO do të reduktojë në Shtator në tre mije ushtarë prezencën e saj në Shqipëri në kuadër të misionit AFOR 2./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame