Valentina Leskaj: “Berisha sot është në kohë të vështirë për shkak të ligjit të dosjeve që i kanë mbetur në dorë. Një ligj antikushtetues, një ligj kundër kritereve të këshillit të Evropës, një ligj për të cilin ka pasur reagime serioze dhe nga partnerët ndërkombëtarë e natyrisht për të kapërcyer këtë situatë, për të spostuar vëmendjen hedh nga këto shashka do të thosha që nuk janë asgjë tjetër vetëm presione e diversione. Berisha gjithashtu e ka të qartë që kodi zgjedhor është kthyer pra dekreti i presidentit është kthyer për një çështje të caktuar dhe ai e ka të qartë këtë. Natyrisht është halli i tij. Ne nuk e shpëtojmë dot nga halli që e ka zënë”.

Mimi Kodheli: “Nuk na çudit fare shfaqja e dyfytyrësisë së radhës që Sali Berisha dha sot duke qarë hallin Ilir Metës. Në derexhenë ku është katandisur kryeministri Meta është vërtet shpresa e fundit që i ka mbetur për të spostuar vëmendjen e opinionit publik nga skandalet e tmerrshme të korrupsionit qeveritar. Përgjigja jonë është e thjeshtë. Parlamenti duhet të votojë pa humbur kohë vetëm për dekretin e presidentit. Të tjerat janë politikë e vjetër kulisash dhe diversionesh që Berisha dhe Meta mund të vazhdojnë t’i bëjnë njëri-tjetrit.”/tvklan.al