Temperaturat e larta që kanë përfshirë Shqipërinë kanë sjellë një rritje të rasteve drejtuar urgjencave spitalore dhe asaj kombëtare 127.

Vetëm në 24 orët e fundit drejt 127 janë adresuar 447 thirrje prej të cilave afro 120 kanë qenë ndihmë në banesë për shkak të probleme shëndetësore tek grupet e riskuara.

Sipas mjekeve, kanë qenë të moshuar ata që kanë shfaqur probleme shëndetësore, shumica gjendje të fikëti. Po ashtu drejt urgjencave spitalore janë paraqitur edhe te sëmurët kronikë me probleme kardiake, diabet apo hipertension.

Bluzat e bardha apelojnë të kihet kujdes dhe të shmanget dalja e të moshuarve si dhe fëmijët.

Tv Klan