Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shkolla do të jetë një “pikë graviteti” për gjithë komunitetin.

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: Kemi ndërtuar mbi 44 shkolla të reja, më shumë shkolla janë bërë që nga koha e pavarësisë. Do të shkojmë nga një shkollë e ndërtuar në vietet ’60, pra 64 vite më përpara në një shkollë të vitit 2024.

Sipas Veliajt teksa pakica bën zhurmë duke protestuar për çdo projekt të bashkisë, shumica e qytetarëve kanë zgjedhur ti mbështesin ato

Erion Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës: Mua më intereson shumica e heshtur, jo ajo pakicë që bën zhurmë dhe lë jahtin në pushime, për të ardhur e protestuar e për të thënë atë refrenin banal: ‘E duam aty ku ishte, siç ishte’. Aty ku ishte patjetër, por shumë herë më të madh dhe shumë herë më të bukur. Si me parimin e teatrit, aty ku ishte, siç ishte.

Shkolla “Ibrahim Hima” do të kthehet në  një shkollë me sipërfaqe gati 5-fish më e madhe, me ambiente të shtuara, të trefishuara, me një palestër të re, me salla rekreative, sallë multifunksionale dhe ambiente të tjera sportive të jashtme, në funksion të fëmijëve të kësaj zone.

Tv Klan