Prej dy ditësh, Venezuela ka nisur stërvitjen ushtarake mbarëkombëtare si një përgatitje për ndërhyrjen militare të paralajmëruar nga Shtetet e Bashkuara.

Të shihet si një pengesë kundër ndërhyrjes ushtarake nga Shtetet e Bashkuara.

Avionë luftarake, tanke dhe 200,000 trupa të Forcave të Armatosura Kombëtare u shpërndanë së bashku me 700,000 rezerva dhe pjesëtare të milicisë civile. Stërvitja nisi zyrtarisht të shtunën.

Në një njoftim, televizioni shtetëror u bëri thirrje të gjithë venezueljanëve të moshës 18-60 vjeç që të kontribuojnë në mbrojtje të kombit.

Shfaqja ushtarake e Venezuelës vjen në përgjigje të kërcënimit të Presidentit Donald Trump dy javë më parë, dhe sanksioneve të reja që u bënë publike të premten.

Trump paralajmëroi me 11 gusht se SHBA po shqyrtonte një sërë mundësish për të zgjidhur krizën politike të Venezuelës, “përfshirë një opsion të mundshëm ushtarak”.

Megjithatë, zyrtarët më të lartë amerikanë thanë se asnjë veprim ushtarak nuk pritet të ndërmerret në të ardhmen e afërt. Tv Klan