Autostradën Tiranë-Durrës, punimet e mirëmbajtjes vijojnë me ritme të larta dhe sipas supervizorëve pritet që të përfundojnë brenda afateve të përcaktuara në Qershor të këtij viti.

Falë një investimi të buxhetit të shtetit me vlerë rreth 500 milion lekësh prej rreth një muaji tashmë dy kompani kanë marrë përsipër riparimin e asfaltit të dëmtuar në të gjithë gjatësinë prej 32 kilometrash nga dalja e kryeqytetit në hyrje të Durrësit.

Gazetari: Këtu gjendemi në kilometrin e 16-të të superstradës Tiranë-Durrës. Siç shihet për shkak të punimeve të mirëmbajtjes kjo pjesë e autostradës është bllokuar për automjetet dhe trafiku është kanalizuar në pjesën tjetër të saj.

Mbikëqyrësit e punimeve thanë për TV Klan se aktualisht është duke u punuar dhe katër segmente për një total prej gati 13 kilometrash.

Në këtë pjesë trafiku dhe qarkullimi i automjeteve po bëhet në një korsi i alternuar.

Pëllumb Osmani: “Problemi kryesor është trafiku. Marrim masat me policinë, bëjmë spostimin e trafikut në një zonë 3 kilometër…dhe kështu me radhë avancojmë punimet. Deri tashi nuk kemi pas probleme, incidente dhe të tjera problematika. Për mua po shkon mirë.”

Projekti i mirëmbajtjes parashikon në fazën e parë korrigjimin e dëmtimeve të shtresave asfaltike, proces i cili pritet të përfundojë në fillim të Prillit.

Zoja Vathi: “Në këto momente po bëhet puna më e vështirë pasi po bëhet një revolucion i gjithë zonës në përputhje me projektin dhe po bëhet një profilim me… i sipërfaqeve më të dëmtuara. Pas përfundimit të kësaj, këtij procesi punimi do të fillojë shtresa e tapetit që është e përcaktuar përgjatë gjithë sipërfaqes dhe ritmi i punimeve do të jetë më i mirë, por duke u prit me përmirësimin e kohës”.

Përfundimi i punimeve do e rikthejë këtë aks rrugor në parametrat optimale duke shtuar edhe shpejtësinë e shkëmbimit të trafikut midis dy qyteteve./tvklan.al

Gazetar: Fjorald Zguro