Dega e Pogradecit, Maliqit e Kolonjës kërkojnë shkarkimin e Bashës

Publikimin e delegatëve firmëtarë e bënë edhe demokratët e Pogradecit, të cilët konfirmuan se kanë vendosur me vullnet të plotë për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 11 Dhjetor, si e vetmja alternativë për të ringritur Partinë Demokratike.

“Dega e PD në këtë qytet ka gjithsej 155 delegatë, ku 107 prej tyre kanë firmosur për t’ju bashkuar 11 Dhjetorit.”

Dega e Maliqit konfirmoi se për datën 11 dhjetor kanë firmosur 67% e anëtarëve të forumit më të lartë drejtues.

“Nga 115 delegatë kanë firmosur 69 delegatë janë për Kuvendin e 11 Dhjetorit.”

Firmëtarëve i janë bashkuar edhe delegatët e degës së Kolonjës.

“Nga 49 delegatë kanë firmosur me vullnet të lirë 33.”

Të shtunën më shumë se 4350 delegatë kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Partisë Demokratike. Në forumin më të lartë të demokratëve krahas ndryshimeve statutore pritet edhe shkarkimi i Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të partisë.

Tv Klan