Këto pamje skandaloze dhe te dëmshme për imazhin tone, të xhiruara  ne plazhin e Durrësit, nuk mund t’i shohësh në asnjë vend të botës dhe jo më në një vend qe pritet të aplikojë si vend kandidat për ne BE.

Automjete qe zaptojnë bregdetin e duke e shndërruar nga një vend shplodhës, ne vend argëtimi për disa individë te caktuar apo ne një rrugë testi për shoferët e rinj. 

Me kamerën tone, po i rikthehemi për të disatën herë këtij fenomeni, qofte për te tërhequr vëmendjen e këtyre individëve, pse jo dhe për t’i kërkuar zbatimin e ligjit drejtuesve te larte te policisë dhe bashkisë së qytetit Durrës, në përpjekje për te parandaluar kështu aksidente tragjike qe përfundojnë deri në humbje jete. 

Vetëm pak ditë më parë një vajzë mbeti viktime e pakujdesisë se një drejtueseje, e cila si shume te tjerë kishte zgjedhur bregun e detit për t’u ushtruar.

Sot vendi ynë aderon ne një prej aleancave me te forta ushtarake ne botë. Imazhi i Shqipërisë për shume institucione apo shtetas te huaj, mbetet ende ne lupën e tyre, duke e bërë edhe me denigrues sigurinë e pushuesve, qoftë kjo dhe në një bregdet te mbipopulluar.  

Udhëtuam serish drejt Durrësit. Gjetëm aty policë të qarkullimit ne patrullime sistematike.

Ilia Nasi, drejtori i policisë së qarkut Durrës,e konsideron këtë situatë shumë problematike dhe akuzon direkt përgjegjësit.

Ilia Nasi: “Kërkojmë dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve që do frekuentojnë zonën e plazhit, në mënyrë të veçantë të pronarëve të hoteleve, të lokaleve, të cilët shpeshherë bëhen shkaktarë, heqin dhe tabelat, heqin dhe masat e tjera mekanike që merr për bllokimin e rrugëve, por që ne do të jemi tepër të ashpër në kuptimin e mirë të fjalës në zbatimin e detyrimeve ligjore dhe bashkëpunimin institucional me institucionin, me bashkinë që e ka për detyrë të vendosi tabelat dhe të marri masa të tjera.”


Mbi 30 dalje në det, mungesa e sinjalistikës rrugore dhe ajo e ndërgjegjësimit te qytetareve janë të mjaftueshme që aksidentet rrugore të mos mbeten vetëm te tilla.

Duke u shndërruar dhe në aksidente bregdetare apo thënë ndryshe vrasje që ndodhin nën hundën e policisë apo që kryhen si pasoje e neglizhencës se saj./tvklan.al

Gazetare: Anduena Llabani