Në një koment për episodin e shumëkomentuar të Elseid Hysajt gjatë ndeshjes Shqipëri-Itali në Euro 2024, Viola Spiro u shpreh se reagimet e rrjeteve sociale nuk janë tifozë. Moderatorja tha në programin “Kampionët” në Tv Klan se kritika të tilla nuk janë pjesë e tifozerisë së mirëfilltë, por thjesht njerëz që merren me rrjete sociale.

Viola Spiro: Ne jemi munduar, ne të paktën, pjesë e emisioneve, që mos t’i japim fare jehonë sepse unë  nuk mund t’i quaj tifozë ata që e kanë nxjerrë, nuk janë pjesë e tifozerisë së mirëfilltë. Janë thjesht njerëz që merren me rrjete sociale dhe rrjetet sociale kanë dalë jashtë kontrollit, të paktën në vitet e fundit.  Tifozë të vërtetë janë ata që kanë shkuar, patjetër edhe ne e kemi ndjekur dhe përjetuar me emocion, por sigurisht ata që kanë mbëhtetur kombëtaren dhe kanë vazhduar në çdo sfidë, humbje, fitore, barazim, gjithmonë kanë brohoritur në mes të rrugëve të qyteteve të ndryshme europiane, kanë treguar qytetarinë dhe kanë treguar edhe më pas sigurinë, kur ka vazhduar Hysaj.  Atje janë tifozët e vërtetë dhe kanë treguar sesi jemi paraqitur./tvklan.al