Persona të njohur në mbarë botën mbërritën në qytetin indian të Mumbait për të marrë pjesë në dasmën e djalit të miliarderit indian Mukesh Ambani.

Lista e gjatë e të ftuarve të famshmëm përfshin emrat e njohur Kim dhe Khloe Kardashian, aktorja Priyanka Chopra dhe bashkëshortin e saj dhe këngëtarin Nick Jonas.

Të pranishëm në ceremoninë e dasmës do të jenë edhe ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Tony Blair dhe kryetari ekzekutiv i Samsung Electronics, Jay Y. Lee.

Dasma e Anant Ambanit dhe partneres së tij është finalizimi i festimeve disamujore. Javën e kaluar, këngëtari i njohur Justin Bieber performoi për qindra të ftuar në një koncert para dasmës.

Në mars, Rihanna performoi gjithashtu në një ngjarje të veçantë treditore në shtetin perëndimor indian të Gujarat.

Klan News