Mes kodrave gjelbëruese dhe livadheve të Bosnjës-Hercegovinës, biznesmeni vendas Halim Zukiç ka realizuar ëndrrën e tij të hershme: rikrijimin e një prej pikturave më të famshme të Vincent van Gogh, Natën me Yje, në formën e një parku natyror.

“Kjo pas meje është “Nata me yje”, formati më i madh i pikturës “Nata me yje”, një kopje e pikturës së Van Gogh, ajo përfaqëson jo vetëm 20 vjet të jetës sime, por edhe 20 vjet ëndërr dhe 20 vite që jam përpjekur ta realizoj këtë ëndërr, kështu që është një ide e cila si përfundim është bërë realitet.”

Halim Zukiç nga qyteti i Visokos vendosi të krijojë një park pasi bleu pak tokë dhe një vilë në një fshat aty pranë 20 vjet më parë. Gjashtë vjet më parë, teksa qëndronte në një kodër duke parë traktorë në një livadh me bar, ai vuri re gjurmët e tyre të rrotave në formë spirale në tokë, të cilat i kujtuan pikturën e njohur të e Van Gogh-ut nga viti 1889.

“Isha këtu dhe shikova prapa. Në atë moment, traktori kaloi nëpër livadhe, duke lënë gjurmët e rrotave që më kujtonin një spirale. Në atë çast, nuk kisha më asnjë dyshim për drejtimin që do të merrja. Ishte spiralja nga piktura e Van Gogh-ut, rastësi apo jo, ishte momenti që përcaktoi pjesën tjetër të jetës sime që nga ajo kohë.”

Zukic donte që parku i Natës me Yje prej 10 hektarësh të ishte pjesë e një kompleksi më të madh që ofronte një vendstrehim për vizitorët. Ai mbolli më shumë pemë dhe krijoi 13 liqene duke përdorur rrjedhat natyrore ekzistuese.

Për t’iu përshtatur pikturës, u mbollën 130,000 shkurre livando në gjashtë nuanca të ndryshme, si dhe barëra të tjera mjekësore si sherebela dhe kamomil.

Klan News