Pedagogu amerikan Matthew Janes Wertz 53 vjeç që vrau gruan, dy qentë dhe më pas veten në banesën e tyre në Tiranë, ka lënë pas një letër me shkrim dore.

Kjo letër, që është sekuestruar nga grupi hetimor i Policisë së Tiranës, është e shkruar në gjuhën angleze dhe janë përshkruar veprimet që ai ka ndërmarrë.

Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj ka zbardhur edhe përmbajtjen e letrës, në të cilën shkruhej: “Më falni për veprimin ekstrem. Jam i paburrë dhe nuk ia dola dot”.

Ndërkohë në letër ai ka shkruar edhe për vrasjen e gruas, por edhe në lidhje me disa borxhe që u kishte personave të tjerëve.

Zyrtararisht nga Policia e Tiranës është bërë me dije se krimi ka ndodhur të hënën në banesën e tyre në Laprakë. Pedagogu amerikan ka mbytur me litar gruan e tij Saragih Indah Lilis Sartika me origjinë indoneziane, dhe më pas me një shkop bejsbolli ka goditur 2 qentë e tyre duke i lënë të vrarë. Trupin e pajetë të gruas dhe 2 qentë e ngordhur i kishte mbuluar me rroba.

Më pas, 53-vjeçari amerikan që punonte si pedagog në një shkollë private në Tiranë, vari veten me litar.

Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur nën kushte të rënduara psikologjike.

Në foto: Pedagogu amerikan dhe gruaja e ndjerë e tij së bashku me dy qentë

Sipas burimeve, ka qënë drejtori i shkollës i cili ka lajmëruar policinë pasi ka vënë re mungesën e tij në shkollën ku ishte i punësuar.

Përpos letrës të lënë nga vetë autori, policia ka sekuestruar edhe dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz, dorëshkrime të mëparshme të shtetasit Matthew Janes Wertz të sekuestruara në shkollën private ku ai jepte mësim, një celular; katër kompjutera laptop, një shkop bejzbolli, një shumë parash në lekë shqiptare dhe valuta të huaja, një automjet tip Mercedes A Class, me targë AA 510 YP në pronësi të 53-vjeçarit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Pëgjithshëm Tiranë vazhdon kryerjen e veprimeve procedurale për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarje të rëndë.

/tvklan.al