Ollie Watkins mendon se Spanja meriton të konsiderohet si favorite për finalen e Kampionatit Evropian, por Anglia ka disa opsione për repartin ofensivë për t’u konsideruar një rival i rrezikshëm.

Lojtari 28 vjeçar u fut si zëvendësues dhe shënoi golin që i dha “tre luanëve” kualifikimin në sfidën gjysmëfinale ndaj Holandës.

Por sipas Watkins, “La roja” ka pasur një rrugëtim më të vështirë drejt Berlinit.

Ollie Watkins, sulmuesi i Anglisë: Atyre u është dashur të përshkojnë një rrugë më të vështirë se ne duke luajtur kundër Italisë, Gjermanisë dhe Francës, ekipe të mëdha,  dhe kam mendimin se deri më tani kanë qenë ekipi më i mirë në Europian. Sulmuesit e krahut të Spanjës janë shumë dinamikë, të rinj, e plot besim. Por edhe ne kemi talente të klasit botëror, kështu që do të jetë një ndeshje shumë emocionuese. Mezi pres të luaj e uroj të fitojmë.

Për 16 vjeçarin Lamine Yamal, i cili shënoi një gol unik për Spanjën në fitoren e tyre 2-1 ndaj Francës në gjysmëfinale, Watkins e quajti talent të brezit të tij.

Ollie Watkins, sulmuesi i Anglisë: Të gjithë e kanë parë se çfarë mund të bëjë. Nuk ndodh shpesh që ju të shënosh një gol kundër Francës të tillë kur je 16 vjeç. Ai e ka botën në këmbët e tij dhe është kilometra larg krahasuar me mua kur isha 16 vjeç.

Por Watkins, 28 vjeç, ende po e shijon golin që shënoi kundër tulipanëve, pasi falë tij Anglia u kualifikua për herë të parë në një finale jashtë territorit të saj.

Klan News