Trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso tha se skuadra e tij e ka lënë mënjanë garën për titullin në Bundesligë, pasi është e përqendruar në çerekfinalen e Ligës së Evropës kundër West Ham-it. Gjermanët që nuk kanë humbur në 41 ndeshje në të gjitha kompeticionet në këtë sezon, mund të fitojë titullin e parë të Bundesligës dhe trofeun e parë në 31 vite nëse triumfojnë në shtëpi kundër Verder Bremen javën e ardhshme. Por momentalisht, Shabi Alonso këmbëngul se fokusi i tyre është te sfida kundër anglezëve.

“Jemi në çerekfinale të kësaj gare dhe duam të përparojmë. Kemi ende kujtimin e gjysmëfinales së fundit kundër Romës dhe duam të arrijmë në këtë fazë dhe për këtë duhet të luajmë mirë dhe me stilin tonë në shtëpi dhe në Londër javën e ardhshme. Të gjithë lojtarët janë gati dhe ne jemi shumë të emocionuar”.

West Ham ka luajtur në fushën e Bayer Leverkusenit vetëm një herë më parë, në një takim parasezonal në 2023, që e humbi 4-0.

Klan News