Deputetët e Partisë Demokratike nuk e kanë braktisur seancën e sotme të Parlamentit, ndërsa vendimi për zonat elektorale do të merret të hënën nga deputetët. Parlamenti ka filluar punimet me akuzat e reformatorit Xhaferri ndaj gjyqësorit për korrupsion dhe njëanshmëri politike.

“Larg duart nga gjyqësori i politikës. Drejtësi me xhaketa blu dhe drejtësi me xhaketa rozë nuk ka. Mirë bëni që zbatoni kriteret për 6-mujorin, por nuk bëni mirë që shkelni kriteret për hetuesit. 6-mujorët janë me xhaketa blu dhe duhet të ikin, hetuesit janë të PD-së dhe duhet të rrinë. Pra ligji të zbatohet brenda drejtësisë njësoj sepse vetëm pas kësaj, kur të ndjejnë që ligji ka filluar të funksionojë brenda drejtësisë, mund të shpresosh që drejtësia do të fillojë të jepet për të tjerët.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame