Pavarësisht rihapjes së kufijve, udhëtarëve do t’iu duhet të karantinohen

Pas gati dy vitesh Zelanda e Re, ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për vizitorët e vaksinuar nisur që nga 30 Prilli.

Ministri Chris Hipkins tha se udhëtarët do të duhet të izolohen në shtëpi për një javë, por nuk do të duhet të kalojnë më nëpër objektet e izolimit të menaxhuara nga vetë shteti. Vizitorët do të paraqesin  një test negativ para nisjes, certifikatën e vaksinimit dhe një test përfundimtar Covid-19.

Mbyllja e kufirit tonë ishte një nga hapat e parë që ndërmorëm për të mbajtur vendin tonë të sigurt nga Covid-19 dhe do të jetë gjëja e fundit që do të hapim”, tha Hipkins në një deklaratë.

Presioni është rritur mbi Kryeministren Jacinda Ardern për të rihapur kufijtë ndërkombëtarë përpara festave të Krishtlindjeve në mënyrë që emigrantët e Zelandës së Re të mund të kthehen në shtëpi. Por Hipkins tha se duhen ndjekur këshillat e ekspertëve të cilët thonë se rreziku për rastet e reja është mjaft i lartë .

Që nga fillimi i pandemisë, Zelanda e Re ka regjistruar më shumë se 10,000 raste me Covid-19 dhe 40 humbje jete.

Klan News