Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar ekipin kombëtar për fitoren kundër Sllovakisë në Kampionatin Evropian.

Ai e ka krahasuar fitoren në fushën e blertë të kombëtares së Ukrainës me përpjekjet e vendit në luftë kundër Rusisë.

“Ne i besojmë njëri-tjetrit! E mbështesim njëri-tjetrin! Luftojmë për njëri-tjetrin! Kjo duhet të na bashkojë secilin prej nesh. Dhe, tani secili prej nesh duhet të luftojë, për liri, jetë, dhe për perceptimin e saktë të Ukrainës në botë. Pikërisht këtë po e bën sot ekipi kombëtar i Ukrainës. Vazhdoni kështu, djem!”, tha Zelensky.

Klan News