Kryetari i bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni Ali Ahmeti thotë se nëse humbet në zgjedhjet e 1 qershorit do të dorëhiqet. Në një intervistë për BBC në shqip Ahmeti thotë, se lëshimi i postit të kryetarit të BDI-së dp ytë ishte një akt moral.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 1qershorit u iniciuan nga Bashkimi Demokratik për Integrim me mbështetjen edhe të mazhorancës parlamentare. Sipas Ahmetit shkak për këtë nisëm u bë mosfunksionimi i institucioneve kryesore të vendit, parlamentit dhe qeverisë. Në intervistën e tij Ahmeti ka dënuar incidentet gjatë fushatës zgjedhore të nxitura sipas tij nga qendra antishqiptare.

BDI shpreson të dalë fituese në këto zgjedhje, por kryeministri në ikje Nikolla Gruevski ka deklaruar, se preferon që në kabinetin e tij të ri të ketë Partinë Demokratike Shqiptare dhe jo BDI-në. Kësaj deklarate Ahmeti i është përgjigjur duke thënë se duhet respektuar vullneti i shumicës së qytetarëve përndryshe vendi do të përballet me një krizë të thellë politike.

Zgjedhjet e 1 qershorit priten me interes edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Sipas presidencës sllovene të Bashkimit Evropian zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Maqedoni janë kusht për fillimin e negociatave me bllokun./tvklan.al

Gazetare: Urita Dokle