Shqiptarët munden sërish ta humbin Strugën dhe ajo përsëri të dominojë nga maqedonasit. Ky është alarmi që jep kryetari aktual i Strugës, Ramiz Merko i cili në balotazhin e 5 prillit të zgjedhjeve lokale në Maqedoni do të ballafaqohet me kandidatin e lidhjes social demokrate të Maqedonisë Fia Canoski.

Merko paralajmëron edhe për pasojat e mundshme nëse shqiptarët e humbin udhëheqjen me Strugën.

Ramiz Merko: “Ndalimi i flamurit shqiptar, ndalimi i përdorimit të gjuhës. Këtu nuk ka pasur punësime shqiptarëve nëpër institucione qofshin të nivelit qendror apo lokal. Këtu janë bërë edhe klasat e përziera ose janë mbyllur edhe shkollat e mesme për shqiptarët.”

Ramiz Merko në raundin e parë ka fituar 2 mijë vota me tepër se Canoski. Por paralajmëron se nëse votuesit shqiptar pasi vizohen në raundin e dytë, atëherë gjasat do të jenë reale që të mos fitojë kandidati shqiptar në këto zgjedhje.

Ramiz Merko: “Duke ditur se një pjesë e qytetarëve  të Strugës, sidomos shqiptarët më tepër janë në punë të përkohshme perëndim apo edhe më larg. Këtu nganjëherë, sidomos në këtë rast ekzistonte shqetësimi për humbjen e kryetarit të Strugës. Në atë vit 2004-2005 para zgjedhjeve lokale këtu qarkullonte fjala se ne domethënë maqedonasit se do ta djegin edhe Strugën, por nuk do të lejojnë që kryetar shqiptar ti udhëheq, apo ta udhëheq Strugën.”

Bashkia e Strugës ka 56% banorë shqiptar, 34 maqedonas dhe 10% pjesëtar të bashkësive tjera etnike. Shqiptarët kanë filluar të udhëheqin Strugën pas ndarjes territoriale të vitit 2004, deri atëherë shumë fshatra shqiptare që grabitën në këtë qytet padrejtësisht ishin lënë jashtë bashkisë vetëm që shqiptarët të jenë pakicë./tvklan.al