Një grup fermerësh në Suç të Klosit janë bashkuar për të ngritur një sipërfaqe prej 4 hektarësh me vreshta për prodhim vere. Ky investim u pa nga afër këtë fundjavë nga zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, e cila e cilëson këtë një shembull.

“Besoj që do kemi një brand të ri Shqiptar të zhvilluar në kodrat e Klosit…prodhimet këtu janë cilësore”, tha Balluku.

Balluku tha se po mendohet që tunelet e ushtrisë përreth zonës të kthehen në qilarë për verën.

“Duke krijuar vendin nëpër tunele si vende dekantimi, ne mund të fillojmë të mendojmë për zhvillimin e një agroturizmi”, tha ajo.

Në të tillë formë, sipas Ballukut i jepet hov edhe zhvillimit të turizmit.

Tv Klan