Një zjarr i cili dyshohet të jetë shkaktuar nga shkëndija elektrike e këtij kondicioneri në një azil privat në Tiranë shkaktoi panik te të moshuarit pak pas mesnatës.

4 prej tyre mbeten të lënduar dhe morën ndihmë mjekësore në spital, 1 prej tyre për shkak të disa lëndimeve trupore, 2 për probleme me asfiksinë nga tymi dhe 1 tjetër nga djegie të lehta.

Fatmirësisht të gjithë të moshuarit janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë ngjarja frikësoi edhe të afërmit e të moshuarve.

Flakët të cilat u përhapën më së shumti në një nga dhomat, u neutralizuan nga zjarrfikësit, të cilët në bashkëpunim me Policinë e Tiranës evakuuan të gjithë të moshuarit.

Tv Klan