Disa mjete të reja zjarrfikëse u janë dhuruar Bashkive të Fierit, Lezhës dhe Pogradecit, si donacion nga Qeveria e Polonisë në kuadër të programit Forcimi i kapaciteteve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Shqipërisë”.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, i pranishëm në ceremoninë për dorëzimin e mjeteve të reja zjarrfikëse për 3 bashkitë, tha se shërbimi zjarrfikës tashmë do të marrë një tjetër dimension dhe do të hartohet një strategji e re.

Shërbimi i mbrojtjes kundër zjarrit dhe të shpëtimit, duhet të marrë një rol tjetër dhe mendoj që ka ardhur koha të investohemi në burimet e duhura njerëzore por dhe në pajisjet e duhura, në përputhje me problematikat e shtuara por dhe të gjitha masat e propozuara që ne kemi mbledhur nga të gjithë ekspertët. Bashkë me një grup pune por dhe me një ekspert të huaj, ne do të kemi shumë shpejt një strategji të re dhe masa të reja për ndryshimet që duhet të sjellim në këtë shërbim”, u shpreh ministri Balla.

Tv Klan