Masat ndëshkuese për shkelje të ndryshme, kryeson shkelja “qëndrim i gabuar”

Mbi 10 mijë gjoba janë aplikuar nga policia rrugore e Tiranës, përgjatë javës apo e thënë ndryshe mesatarisht 1.475 në ditë. Masat ndëshkuese janë vendosur për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Numri më i lartë i ndëshkimeve me masë administrative është kryer për qëndrim të gabuar të mjetit, konkretisht 6 mijë gjoba. Masat e tjera ndëshkuese janë për mos vendosjen e rripit të sigurimit me 797 gjoba, 621 për mos dhënie përparësi të këmbësorëve, për përdorim celulari rreth 600 dhe 419 për tejkalim shpejtësie. Gjobat e tjera, janë vendosur për xhamat e zinj, parakalim të gabuar, mos respektim të tabelës Stop, apo sjellje të këmbësorëve.

Sipas të dhënave të policisë, mësohet se 6 persona janë proceduar për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, prej të cilëve  3 drejtues mjeti kanë qenë të dehur në timon, 1 nën ndikimin e narkotikëve, 1 për korrupsion dhe 1 pa leje drejtimi.

Ndërsa 42 makina janë bllokuar për shkelje të ndryshme, 3 me targa të huaja për verifikim, 30 për detyrime të palikuiduara, 1 pa dokumentacion dhe 8 janë spostuar me mjet ngritës.

Klan News