Sekuestrohen armë me silenciator dhe mina me telekomandë

2 persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit teksa po planifikonin për të kryer një vrasje. Në pranga përfunduan Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu. Ky i fundit dyshohet të ketë pasur rolin e bashkëpunëtorit të 32-vjeçarit Gaxhi, i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

Në banesën e tij policia zbuloi një arsenal armësh, mes të cilave dhe mina me telekomandë.

“Konkretisht, në banesën e shtetasit Luis Gaxhi, u gjetën: 4 armë zjarri kallashnikovë, 3 pistoleta me silenciatorë, 2 mina me telekomandë komandim në distance, kapsolla detonatorë, një sasi lënde plasëse, e dyshuar C4”.

Sipas pas Drejtorit të Policisë Elbasan, Ardian Cipa këto armë do përdoreshin kryerjen e disa ekzekutimeve për llogari të grupeve kriminale.

“Ekzistojnë indicie të bazuara në prova, se armët dhe minat e telekomanduara do të përdoreshin për ekzekutimin e personave, për llogari të grupeve kriminale të evidentuara nga ana e Policisë”. 

37-vjeçari Rigers Spahiu i arrestuar si bashkëpunëtor në aktivitetin kriminal të Luis Gaxhit, rezulton të jetë i afërt me Ardjan Spahiun i ekzekutuar në Bruksel në 2020.

Tv Klan