54-vjeçari Edmond Pop, oficeri i Marinës Amerikane, i falur dhe i liruar nga burgjet ruse me urdhër direkt të Presidentit Putin, sot është kthyer në Amerikë. Pop akuzohej për spiunazh dhe nxjerrje të sekretit ushtarak rus për qëllime agjenturore.

Prokurori i çeshtjes ndaj tij, kërkoi 20 vjet punë të detyruar për të, por ishte ndërhyrja e diplomacisë amerikane dhe e vetë Presidentit Klinton që detyroi shefin e Kremlinit të firmoste urdhrin e lirimit të Edmond Pop. Ai vetë ia dedikon çdo gjë gruas së tij. Ai premton se do të shkruajë një libër për qëllimet ruse, por për momentin thotë se do të qëndrojë vetëm me familjen e tij.

Alabama përfshihet nga uragani vrasës. 12 është numri i të vdekurve si pasojë e tornados dhe me dhjetëra janë të plagosurit. Shumica e të vdekurve kanë qenë në parkun e qytetit kur tornado ka përfshirë këtë zonë. /tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori