Pas pak ditësh 4 fëmijë do të kenë mundësi të shohin si gjithë të tjerët. Problemet e syrit do tua zgjidhë klinika e njohu e Moskës në Rusi. Sot ata i përcolli fondacioni i fëmijëve shqiptarë që ka financuar udhëtimin dhe zonja Lidra Mejdani që ka dhënë një pjesë të kontributit për nisjen e tyre. Presidentja e këtij fondacioni tregon se qëllimi i tyre është të financojnë shërimin e këtyre fëmijëve që nuk kanë para për të përballuar kurimin. Ky është i disati grup që niset për kurim jashtë shtetit këto dy vitet e fundit./tvklan.al