Kanë kaluar 23 vite që kur u shfaq premiera e filmit të parë të Shrekut dhe që atëherë ky projekt kinematografik vijon të ngjallë shumë interes.

Vitin e ardhshëm pritet të shfaqet edhe filmi “Shrek 5”, një lajm i cili pritet të gëzojë fansat, një pjesë e mirë e tyre mund të jenë të surprizuar duke qenë se nuk e kishin pritur që një filmi i ri të ishte kaq shpejt gati.

Në një intervistë  të re Eddie Murphy i cili jep zë personazhit të gomarit në filmat ‘Shrek’  jo vetëm konfirmoi se është duke u përgatitur një film i ri, por edhe se do të jetë shumë i veçantë.

Në vitin 2023, ishte revista e njohur “Variety” e cila bëri të ditur se kompania Universal po mendonte të reazlionte një film të pestë “Shrek” me kastin origjinal të aktorëve Murphy, Mike Myers dhe Cameron Diaz.

Klan News