Titujt kryesorë, 19 Mars ora 19:30

Berisha në Bruksel, merr mbështetje për kandidimin në BE

Kryeministri Berisha deklaroi sot në Bruksel se partitë popullore europiane kanë shprehur mbështetjen maksimale që Shqipëria të aplikojë për statusin e vendit kandidat në BE. Ai kritikoi edhe qëndrimet politike të opozitës.

Pack në Tiranë: Mbështesim kandidimin e Shqipërisë në BE

Parlamenti Europian mbështet kandidimin e Shqipërisë në BE, por i kujton politikës shqiptare se zgjedhjet janë një shans që nuk duhet humbur. Eurodeputetja Doris Pack tha në Tiranë se Europa do t’i përmbahet premtimeve për zgjerimin e bllokut.

Ekspertët: Shifrat e përjashtojnë Shqipërinë nga kriza

Zv. Ministrat e Financave dhe Ekonomisë thanë sot se Shqipëria nuk është në krizë ekonomike. Ata iu referuan të dhënave të eksporteve, çka sipas tyre flasin për një ritëm të njëjtë me atë të të njëjtës periudhe të vitit të kaluar.

Financial Times: Shqiperia, shembull i daljes nga kriza

Prestigjozja Financial Times i ka kushtuar një artikull të veçantë masave të marra nga qeveria shqiptare për përballimin e krizës. Sipas saj, Shqipëria duhet marrë si shembull nga vendet e tjera evropiane

Financial Times: Shqipëria, shembull i daljes nga kriza

Prestigjiozja Financial Times i ka kushtuar një artikull të veçantë masave të marra nga qeveria shqiptare për përballimin e krizës. Sipas saj, Shqipëria duhet marrë si shembull nga vendet e tjera europiane.

SHBA/ Pranga shqiptarëve, pjestarë të bandave të drogës

Policia amerikane arrestoi një grup trafikantësh ndërkombëtare të drogës, mes tyre edhe disa shqiptarë, me lidhje me organizata të tjera në Kosovë, Serbi, Maqedoni e Kanada.

Edicioni i lajmeve Tv Klan  – 19 Mars 2009, ora 19:30 – Spikere: Sonila Meço