Anëtarësimi i vendit tonë në tregun unik të pagesave në Euro, SEPA, pritet që të ulë më tej kostot e transfertave ndërkufitare mes qytetarëve.

Në raportimin e tij në Komisionin për Çështjet Europiane, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko u shpreh se ky proces do të sjellë kosto më të lira transfertash, efikasitet dhe modernizim të tyre.

Sejko u shpreh se bankat e nivelit të dytë do të nisin punën për ofrimin e kushteve teknike teksa aktualisht vijojnë bisedimet me Bankën e Italisë për të adoptuar një sistem për pagesat e shpejta.

Më 12 Qershor Banka e Shqipërisë firmosi zyrtarisht aplikimin për t’u anëtarësuar në SEPA, duke u bërë vendi i parë në rajon që e hedh një hap të tillë.

Tv Klan