NATO do të qëndrojë në Shqipeëi dhe do të përfundojë atë që ka marrë përsipër. Kështu ka deklaruar kapiteni Grejven, shef i zyrës së shtypit të AFOR-it në Tiranë në përgjigje të shkrimeve të disa gazetave shqiptare, sipas të cilave NATO do të largohet shumë shpejt nga Shqipëria. Ato janë krejt të pavërteta dhe të gabuara. Planet për qëndrimin në Shqipëri janë afatgjata.

Aktualisht AFOR numëron 8 mijë trupa në Shqipëri. Janë 513 kamionë që NATO vë në dispozicion të kthimit të organizuar të kosovarëve. I pyetur nga TV Klan në lidhje me bashkëpunimin me Qeverinë Shqiptare dhe kompani të ndryshme për realizimin e projekteve kapiteni Grejven tha se ky bashkëpunim është i shkëlqyer.

Ndërsa për pyetjen se ç’do të bëje AFOR në Shqipëri pas përfundimit të asaj që po bën, Grejven tha se kjo është një çeshtje politike që duhet vendosur nga Këshilli Atlantikut Verior dhe Qeveria Shqiptare./tvklan.al