Mbrëmjen e djeshme tek rubrika “Tani mund të këndosh” tek E Diela Shqiptare ka qenë këngëtarja maqedonase Kaliopi me një karrierë 40-vjeçare në muzikë. Ajo është ftuar nga moderatori Ardit Gjebrea për të realizuar një intervistë mjaft të këndshme, ku nuk ka munguar muzika, humori dhe historitë personale të Kaliopit.

Ardit Gjebrea ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një video ku shihet duke kërcyer me Kaliopin, të kapur dorë për dorë.

Kjo video ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive. Por një nga ato komente që ka rë më shumë në sy ka qenë e një ndjekëse e cila shprehet se kjo video i ka sjellë shumë kënaqësi por çfarë ka bërë për t’u mbrojtur nga pandemia sepse e shikon gjithmonë pa maske dhe afrohet me këdo.

“Mjaft kënaqësi na solle, vetëm na thuaj sekretin tuaj. Pa maskë kudo, afrohesh me këdo, çfarë ke bërë për veten lidhur me mbrojtjen nga pandemia, apo e keni kaluar pa zë? Uroj të jeni mirë, e meritoni”, i ka shkruar ndjekësja.

Moderatori nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje duke shprehur se ai përpiqet të jetë tepër i kujdesshëm dhe pjesa tjetër ka të bëjë me rregullat dhe etikën e programit.

“Faleminderit për urimin. Në fakt nuk e kam kaluar dhe po bëj shumë kujdes. Por çdo gjë që publikoj këtu, ka të bëjë me momentin që xhiroj, ku sipas rregullave dhe etikës së programit, qëndrojmë pa maskë. Edhe në shtëpi a restorant pa maskë. Pjesa tjetër e gjitha është kujdes, me maskë dhe pa u takuar, edhe pse në ambiente publike nuk jam dot evitues kur më kërkojnë foto apo kur më afrohen (i vetmi moment ku gaboj). Ndërsa me Kaliopin, nuk rezistova dot vetë. Të uroj çdo të mirë”, ishte përgjigjia e Ardit Gjebreas. /tvklan.al