Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Të rinjtë kryeqytetas, kanë zgjedhur maskat këtë radhë dhe jo diskotekat për të përmbyllur vitin shkollor. Nxënës të shkollave 8-vjeçare dhe të mesme, kanë zbritur në odeonin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës për t’iu sjellë shokëve të tyre atë kënaqësi që s’e kishin vërejtur më parë.

Organizatorë të këtij spektakli, janë Drejtoria Arsimore Tiranë dhe Agjencia Karabashi, e cila ka bërë të mundur pajisjen me maska të veçanta. Të ardhura nga Greqia. Në këtë spektakël janë përfshirë 200 të rinj, ku pjesëmarrëse janë të gjitha shkollat e kryeqytetit. Për ta prezantuar këtë aktivitet përpara provimeve të maturës dhe mbylljes së shkollës, agjencia Karabashi ka zgjedhur Miss Tiranën./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti