Një punonjës i Policisë Rrugore është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Pogradec në fshatin Çërravë.

Policia njofton se mjeti tip “Mitsubishi” me drejtues 61-vjeçarin me iniciale R.F. është përplasur me automjetin e Policisë Rugore tip “Volksëagen” me drejtues policin në detyrë me iniciale M.K. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar punonjësi i policisë, i cili po merr mjekim në spital.

Ndërkohë me 61-vjeçarin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit./tvklan.al