Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së premtes në aksin rrugor Laç-Mamurras, duke i marrë jetën një 60-vjeçari.

Ai po kalonte në rrugë teksa u përplas nga një makinë që drejtohet nga i riu Egli Babasi, banues në Fushë-Kuqe.

Policia njoftoi se ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen dhe ndaj rendon akuza për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ndërsa mbetet ende i paidentifikuar viktima.

Tv Klan