Gjykata e Apelit të Vlorës ka vendosur të rikthejë në qeli 37-vjeçarin Ylli Luka, i akuzuari për plagosjen e rëndë të efektivit të policisë së Kuçovë, Jonuz Vrapi.

Efektivi i policisë Jonuz Vrapi

Më 28 Korrik, Luka goditi me makinën e tij efektivin e policisë duke i shkaktuar fraktura në të dyja këmbët.

Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Kuçovës, ku efektivi i policisë ndërhyri për të shmangur një sherr mes disa të rinjve dhe Lukës.

Gjykata e Beratit e la në masën detyrim paraqitje, por pas rekursit të Prokurorisë ai u rikthye në qeli.

Tv  Klan