Koalicioni Aleanca për Shtetin në prag të shpërbërjes. Tashmë janë harruar firmat për konventën e bashkëpunimit dhe shtrëngimi i duarve në dhjetorin e vitit të kaluar. Aleatët e vegjël të socialistëve, Gjinushi, Milo e Ceka kanë paralajmëruar se nëse nuk u paralajmërohet kërkesa për 39 zona të lira, kandidatët e tyre për deputet do të dalin të vetëm në zgjedhjet e tyre parlamentare. Gjithçka ka ndodhur pasi PS u shpreh e gatshme t’u japë aleatëve vetëm 10 zona të lira gjithsej.

“Partitë anëtare të Koalicionit Aleanca për Shtetin në temat që ne kemi trajtuar sëbashku në kontakte bashkëpunimi normale të vendosin kandidaturat e tyre në 39 zonat e lira të mbështetura nga ne socialistët. Nuk kemi marrë përsipër të ngrihen parti parlamentare. PS tashmë ka dhënë provat e qarta për publikun se nuk e ka shpërdoruar të qënurit partia më e madhe në vend, prandaj edhe nuk na lejohet të shpërdorojmë besimin e zgjedhësve tanë duke sajuar formula kompromisi të pa bazuara në kontribute të matshme për çdo forcë politike dhe titullar përfaqësues të saj.”./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame