Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Pas marrëveshjes së re PD-PS, aleancisti Neritan Ceka deklaron se është koha që drejtësia të jetë realisht e shkëputur nga politika.

Neritan Ceka: “Por ajo që kemi kërkuar ne është që të korrigjohet neni i kodit elektoral, i cili parashikon që dhe kandidatët president dhe kandidatët e KLD, të propozohen nga partitë politike. Unë besoj që kjo është nj shkelje e hapur e Kushtetutës dhe kjo është pika e parë që duhet hequr. Pra të zbatohet qarkullimi siç është parashikuar në Kushtetutë, por KLD dhe presidenti duhet të kenë kandidatët e tyre, jo të bëhen lolo të partive politike.”

Agrarët ndihen disi të kërcënuar, ndaj ftojnë palët të heqin dorë nga e drejta e vetos në komisionin bipartizan dhe po kështu dhe aleati tjetër i socialistëve partia Demokracia Sociale.

Lufter Xhuveli: “Interesat politike nganjëherë mund t’i tërheqin parti të ndryshme, në rrugë jo të pranueshme nga të gjithë. Unë do të doja të kujtoja edhe njëherë faktin që PS ka pranuar që të mos e përdorë të drejtën e vetos dhe po këtë thirrje do t’i bëja dhe përfaqësuesve të PD në atë komision, në të cilin ne do të filojmë të marrim pjesë.”

Paskal Milo: “Deklarata e partive të koalicionit për integrim, e bënë shumë të qartë, që ne do të mbështesim këtë lloj zgjidhje edhe për komisionet zonale, pra ajo çka është e rëndësishme përpara, prandaj edhe ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në këtë drejtim, besojmë se PS nuk do të na lërë në baltë, ndërkohë që ajo arriti këtë marrëveshje me PD për KQZ.”/tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj